Rekord të infektuarish dhe vdekjesh nga COVID-19 në Shqipëri, priten masa të reja shtrënguese

9 Shkurt 2021 | 16:50

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 1239 raste të reja me COVID-19 në 4562 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 16 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në  Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Në një konferencë për mediat paraditen e sotme kryeministri Edi Rama tha se nisur nga situata shqetësuese e COVID-19 në vendin tonë do të ketë një shtrëngim të masave anti-COVID.

Kreu i qeverisë theksoi se nesër do të mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të diskutuar për masat e reja që priten të vendosen. 

COVID-19 – Statistika ( 09 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1,239

Të shëruar në 24 orë     805

Të shtruar në spitale     471

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               4,562

Testime totale            394,242

Raste pozitive            87,528

Raste të shëruara       52,933

Raste Aktive              33,107

Humbje jete                1,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19284

Fier        2829

Durrës  1800

Elbasan  1539

Shkodër  1536

Vlorë   1544

Lezhë    1138

Korçë    998

Berat     861

Gjirokastër 722

Kukës    476

Dibër     380

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026