“Do çojmë anije me ndihma në Gaza”, Macron: S’mund të ketë standarde të dyfishta
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i tij do të dërgojë një anije të marinës në ndihmë në spitalet në Rripin e Gazës.
Anija do të niset nga porti ushtarak francez në Tulon, në Detin Mesdhe, brenda 48 orësh, tha ai. Macron nuk dha detaje të tjera.
Po ashtu, një avion francez do të shkojë në Egjipt të enjten për të dërguar pajisje mjekësore, të cilat më pas do të dërgohen me kamionë në Gazë.
“Do të ketë ndihma të tjera”, tha Macron, duke shtuar se Franca dëshiron që t’iu ofrojë civilëve në Gazë qasje në ilaçe dhe kujdes shëndetësor.
Macron i bëri këto komente në Egjipt të mërkurën. Një ditë më herët ai qëndroi në Izrael për të shfaqur mbështetjen e Francës për Izraelin pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Vizita përfshiu edhe ndalesën në Ramallah, në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku ai u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Macron në Egjipt tha se “nuk mund të ketë standarde të dyfishta… ligji ndërkombëtar vlen për të gjithë”.
“Të gjithë viktimat meritojnë dhembshurinë tonë, përkushtimin tonë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se beson se Izraeli do të bënte një gabim me një pushtim masiv tokësor të Gazës. Paralajmërimi erdhi ndërsa Macron ishte në Kajro për bisedime me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili gjithashtu bëri thirrje që të shmangej një pushtim tokësor i territorit palestinez.
“Franca njeh të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Sa i përket ndërhyrjes tokësore, nëse ajo drejtohet tërësisht kundër grupeve terroriste, është një zgjedhje legjitime, por nëse është një operacion masiv që do të rrezikonte popullsinë civile, në atë rast mendoj se është do të ishte një gabim për Izraelin”, u tha Macron gazetarëve.
Ai shtoi se “do të ishte gjithashtu një gabim për Izraelin, sepse nuk ka gjasa të ofrojë mbrojtje afatgjatë dhe sepse është i papajtueshëm me mbrojtjen e popullsisë civile ose respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rregullave të luftës”.
Macron tha se Franca do të dërgojë një anije detare për të ndihmuar spitalet e Gazës në 48 orët e ardhshme
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West