Qëlloi 5-vjeçaren në qafë, dënohet me 50 vite burg 16-vjeçari në SHBA

26 Tetor 2023 | 10:19

Një adoleshent, i cili qëlloi në qafë një vajzë të vogël është dënuar me 50 vite burg.

16-vjeçari Noah Ney u dënua si i rritur për të shtënat e vitit 2022 pasi një gjykatë vendosi se ai dinte dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës.

Ney u burgos të hënën pasi dy muaj më parë ai ishte arratisur nga një qendër paraburgimi për të mitur ku kishte sulmuar stafin, kishte përmbytur qelinë e tij dhe kishte lyer muret me jashtëqitje. Ai u arrestua tre ditë më vonë.

Ndihmës prokurori i rrethit që rekomandoi burgosjen e 16-vjeçarit tha se ai ka të dhëna që tregojnë se çdo përpjekje e bërë për t’u marrë me sjelljen e tij delikuente ka dështuar.

“Të gjitha përpjekjet për trajtimin e tij kanë dështuar sepse ai ka sulmuar personelin që ishte aty për ta ndihmuar”-theksoi Morgan Medders.

Ney tashmë kishte një precedent penal që daton që nga vitet e shkollës së mesme, kur qëlloi një vajzë pesëvjeçare.

Gjykata u tha se 16-vjeçari ishte anëtar i një bande të quajtur Hoover Crips.

5-vjeçarja ishte duke luajtur brenda shtëpisë së saj, kur një makinë e vjedhur  kaloi dhe Ney qëlloi drejt saj duke e goditur në qafë dhe në shpatull.

Gjykata dëgjoi se të dy prindërit e Ney-t kanë precedentë penalë dhe babai i tij është burgosur disa herë.

Nëna e Ney-t pranoi se djali i saj tregoi mizori si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj kafshëve, por deklaroi se fajëson veten për sjelljen e djalit të saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026