Tenis, Serena Williams kalon në raundin e tretë, zhgënjejnë Kvitova dhe Andreescu

10 Shkurt 2021 | 08:01

Tenistja amerikane Serena Williams, nuk zhgënjeu duke kaluar në raundin e tretë të Australian Open. Ndryshe nga ajo Petra Kvitova dhe Bianca Andreescu befasuan duke u eliminuar.

Williams mundi serben Nina Stojanovic 6-3; 6-0 në diçka më shumë se 1 orë lojë. Në raundin tjetër ajo do të përballet me rusen Anastasia Potapova. Kjo mundi hungarezen Timea Babos 6-2; 6-4.

Ndryshe nga e motra, Venus Williams e cila luajti pavarësisht një lëndimi, humbi përballë Sara Errinas 6-1; 6-0.

Çekja Kvitova, e cila pati arritur finalet e Australian Open në vitin 2019, befasoi me një humbje përballë rumunes Sorana Cirstea pas tre setesh me dy orë, 6-4; 1-6; 6-1.

Njësoj si Kvitova, Andreescu, fituesja e US-Open në vitin 2019, humbi me dy sete 6-3 përballë tajvanezes Hsieh Su-wei.

Tenistja 39-vjeçare Serena Williams synon që në Australian Open të barazojë rekordin e Margaret Court me 24 tituj Grand Slam të fituara në karrierë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026