Alarmi nga variantet e reja, disa shtete evropiane forcojnë masat kufizuese

10 Shkurt 2021 | 12:58

Pavarësisht nisjes se procesit të vaksinimit shfaqja e varianteve të reja ka rikthyer frikën dhe alarmin në shumë shtete evropiane.

Rritja e numrit të të infektuarve ka detyruar qeveritë të rikthejnë apo të përforcojnë masat kufizuese.

Por si janë duke e menaxhuar këtë situatë shtete fqinje e jo vetëm?

Mali i Zi

Mali I Zi ndonëse deklaroi se ishte thuajse i çliruar nga COVID-19 ka rikthyer disa masa kufizuese, duke ndaluar eventet publike apo tubimet politike. Në dy nga rajonet më të prekura shtetrrethimi hyn në fuqi në orën 18 deri në 5 të mëngjesit.

Greqi

Pas një takimi emergjent me ministrat dhe ekspertët shëndetësore kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis theksoi se  duke nisur nga dita e enjte Athina dhe rajoni më i madh i shtetit fqinj Atika do të hyjnë në një izolim të plotë.

“Kufizimet e reja përfshijnë mbylljen e dyqaneve jo thelbësore dhe shkollave nga 11 shkurt deri në fund të muajit. Restorantet baret do të mund të ofrojnë vetëm shërbimin delivery. Ndërsa në zonat e tjera të cilësuara zona të kuqe shtetrrethimi nis në orën 18. Rajonet në Itali janë ndarë sipas rrezikshmërisë që paraqesin”, u shpreh kryeministri grek.

Shtetrrethimi mbarëkombëtar nga ora 22:00 deri në 05:00 vijon të mbetet në fuqi udhëtimi midis 20 rajoneve është i ndaluar deri në 15 shkurt, dhe mbajtja e maskës është e detyrueshme në publik.

Sidoqoftë disa lehtësime janë lejuar, baret dhe restorantet në 15 nga 20 rajonet italiane mund tu shërbejnë  klientëve në tavolina jashtë  dhe sportele deri në orën 18:00. Nxënësve të shkollave të mesme u është lejuar të kthehen në klasa  megjithëse janë të ndarë në grupe.

Francë

Në Francë duke nisur nga 16 janari u përforcuan masat kufizuese, vendi hyn në shtetrrethim nga ora 18:00. Dyqanet dhe bizneset duhet të mbyllen dhe të gjithë duhet të jenë në shtëpi.

Shkollat janë të hapura duke lejuar  testime shtesë. Nga 31 janari Franca mbylli kufijtë e saj për të gjitha vendet jo-anëtare të BE. Baret, restorantet, teatrot, kinematë dhe vendpushimet e skive mbeten të mbyllura.

Spanjë

Shtetrrethimi kombëtar në Spanjë do të vijojë të paktën deri në maj. Qytetarët lejohet të dalin për në punë, për arsye mjekësore apo të kujdesen për fëmijët dhe të moshuarit.

Belgjikë

Izolimi në Belgjikë është zgjatur deri në 1 Mars. Të gjitha udhëtimet jo-thelbësore janë të ndaluara. Shkollat dhe dyqanet janë të hapura por njerëzit duhet të qëndrojnë në dyqan jo më shumë se 30 minuta. Maskat duhet të mbahen kudo.

Suedia

Suedia, e cila herë pas here ka shmangur rregullat duke nisur nga 10 janari ndërmori një ligj të ri emergjent.

Pas orës 20 ndalohet shitja e alkoolit dhe në restorante në një tavoline lejohen vetëm katër persona.

Udhëtimet jo-thelbësore nga MB, Danimarka dhe Norvegjia, janë ndaluar deri më 14 shkurt.

Austri

Austria lehtësoi masat. Klasat, dyqanet, muzetë dhe parukierët janë rihapur, por do të duhet të pajisen me një test negativ për të marrë shërbimet.

Lexoni gjithashtu:

Masat anti-COVID, Britania e Madhe përforcon kontrollet kufitare, gjobë ose 10 vjet burg për shkelësit

Vaksina COVID-19: Cili shtet Evropian ka imunizuar më tepër banorë?

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026