Plani i rimëkëmbjes, Parlamenti Evropian miraton fondin prej 750 miliardë eurosh
10 Shkurt 2021 |
13:03
Parlamenti Evropian miratoi fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh të BE-së.
Eurodeputetët votuan 582 pro, 40 kundër dhe 69 abstenuan.
Ky buxhet ka për qëllim të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Një pjesë e parave do të jepen në formën e granteve të tjera në formë kredish.
Qeveritë e BE kanë kohë deri në 30 Prill për të paraqitur një propozim mbi mënyrën se si do t’i shpenzojnë paratë.
Votimi i planit të rimëkëmbjes u mirëprit edhe nga presidentja e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila në një postim në Twitter shkroi se ndërsa vaksinat ndihmojnë për të dalë nga kriza shëndetësore, ky buxhet do të ndihmojë të kapërcejmë edhe krizën ekonomike.
Lajme të Sugjeruara
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona