“Po i jep kohë SHBA-ve”- Eksperti zbulon pse Izraeli po vonon futjen në Gaza
Ofensiva tokësore izraelite në Gaza është “relativisht e afërt”, kështu ka deklaruar Robert Clark, drejtori i mbrojtjes në qendrën e mendimit Civitas, njëherazi dhe analist ushtarak.
Në një intervistë për Skyneës ai ka zbuluar dhe tre arsyet pse izraelitët po e vonojnë qëllimisht ofensivën tokësore në Rripin e Gazës.
Sipas burimeve nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, Clark liston tre arsyet kyçe pse po vonon hyrja në Gaza.
Sipas tij qëllimi i Izraelit është që të lejojë trajnimin e vazhdueshëm të trupave dhe rezervistëve të Forcave të Mbrojtjes izraelite; t’i lejojë palestinezëve kohë të largohen nga qyteti i Gazës dhe të ikin më në jug për një siguri relative; si dhe të lejojë SHBA-në të përfundojë instalimin e mbrojtjes ajrore në rajon.
“Pra, kur këto tre objektiva të jenë arritur, ne do të shohim një inkursion të kufizuar, por gjithsesi një inkursion tokësor në Gaza,” tha ai.
Ne kemi dëgjuar gjithashtu nga Ammar Ëaqqaf, drejtor menaxhues në Gnosos, i cili thotë se përshkallëzimi ndihet disi i pashmangshëm.
“Ekziston kërcënimi që sapo Izraeli të hyjë në Gaza dhe numri i të vdekurve të arrijë shifra më të larta, atëherë mund të hapen fronte të tjera në Izrael,” tha ai.
Gjithashtu ai tha se Hamasi kishte “pritur këtë mundësi” për disa kohë, dhe ata mund të kenë një planifikim të mirë për shkaktuar sa më shumë dëme ushtrinë izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi