VIDEO| Drift e manovra të rrezikshme, e ‘pëson’ drejtuesi 23 vjeçar i mjetit Jaguar

27 Tetor 2023 | 11:47

Një 23-vjeçar është ndaluar nga policia në Kuçovë për kryerjen e manovrave të rrezikshme në rrugë.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga policia, i riu duke drejtuar një mjet tip “Jaguar” ka kryer drift në vendin e quajtur “Rotondo te lapidari”, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës.

I riu u shoqërua në komisariat ku u gjobit me 40 mijë lekë të reja ndërkohë që u procedua në gjendje të lirë.

“Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovër të rrezikshme (drift) me automjet, në vendin e quajtur “Rotondo te lapidari”, manovër e cila ishte rrezik potencial për jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore, këtë drejtues automjeti.

Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Kuçovë, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, si dhe iu sekuestrua automjeti tip “Jaguar”, me të cilin bëri drift. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua nga shërbimet e Policisë Rrugore, me masë administrative 40 000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës së tyre dhe garantimin e sigurisë rrugore”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026