“Serbia refuzoi BE-në”, Kurti: Nuk pranuan vetëmenaxhimin që u ofrua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar përmes një deklarate për media çfarë ndodhi në takimin e të enjtes në Bruksel, të mbajtur në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti pohoi se ishte pala serbe ajo e cila refuzoi vetëmenaxhimin e ofruar nga Bashkimi Europian.
Duke iu rikthyer situatës në Veri, Kurti kujtoi se bojkoti i Listës Serbe për t’u ulur në parlamentin e Kosovës, fillimisht dëmton komunitetin serb atje, e më pas dhe shtetin e Kosovës.
“Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim e garanci për zbatim. Këtë ua kemi thën shumë qartë dje duke theksuar se Samiti i Këshillit Europian në Bruksel është ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte këtë. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar kështu dhe draftin për vetëmenaxhim apo zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes bazike. Qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb kanë të drejta të garantuara dhe të zgjeruara me Kushtetutën e Republikës tonë. Gjuha serbe është gjuhë zyrtare gjithandej Kosovës, në të gjitha nivelet e administratës. 17% të përfaqësuesve lokale në kuvendet komunale janë serbë, ndërkaq 10 vende janë ulëse të rezervuara për komunitetin serb në Parlamentin e Republikës së Kosovës të cilat po bojkotohen dhe nuk po shfrytëzohen. Ne e dimë që deputetët e shfrytëzojnë vullnetin e lirë që ndonjëherë bëjnë dhe bojkot përkohësisht për ndonjë çështje, mirëpo ta bësh bojkotin tërë kohën, nga pozita e ulëses së rezervuar ky është një dëm që i bëhet komunitetit serb së pari e më pas shtohet përpjekja për ta dëmtuar shtetin e Kosovës,” – u shpreh Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet