Qytetarët frikë për të denoncuar ryshfetin, sociologu: Është kthyer në shprehi

10 Shkurt 2021 | 18:48

Korrupsioni mbetet ende një nga problematikat kryesore të sistemit shëndetësor shqiptar. Rastet e korrupsionit të bëra publike së fundmi në spitalet covid, kanë shtuar thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për t’i denoncuar këto raste. Megjithatë një pjesë e qytetarëve zgjedhin të mos denoncojnë për shkak të frikës.

“Që të themi na kërkojnë, tani kemi njerëz brenda ti lemë të na i çojnë këmbët sipër, nuk flasim dot”, shprehet një qytetare.

“Jo nuk e denoncoj, për çfarë ta denoncoj, dua shërbim për njeriun tim”, thotë një tjetër.

Në intervistat e realizuara nga Euronews Albania me familjarë të pacientëve në spitale të ndryshme të Tiranës, vërehet një hezitim për të denoncuar rastet kur bluzat e bardha kërkojnë para në këmbim të shërbimit mjekësor.

Megjithatë edhe ata qytetarë të cilët do ishin të gatshëm të denonconin ryshfetin në shëndetësi, nuk besojnë se do merrnin zgjidhje.

“Nuk ma do mendja, me këtë situatë që është krijuar, nuk besoj se do merrja përgjigje. Mjerë ai që ka njeri të shtruar në spital”, thotë një qytetar.

“Ky rast është sa ta heqësh nga puna, kushedi se çfarë do bësh, nuk është zgjidhje kjo ta denoncosh një ta fusësh në burg, nuk është zgjidhje ajo”, tha një tjetër.

Por, një pjesë e qytetarëve e konsiderojnë këtë një normalitet tashmë. Të paguash për të shpëtuar të afërmin, duket një gjë e drejtë.

Sociologu, Edmond Dragoti thotë se ryshfeti është kthyer në një shprehi dhe mënyrë sjelljeje për shoqërinë tonë dhe vjen sidomos “nga nevoja për një shërbim më cilësor dhe kjo na jep një sigur më të lartë’.

“Funksionon në çdo sektor të jetës kjo mënyrë sjelljeje. Përzihet pjesërisht mirënjohja dhe për të pasur një siguri që shërbimi do të jetë në nivelin e mjaftueshëm. Është dhe sjellje e detyruar sepse nuk kemi besim tek sistemi. Fenomeni te ‘Shefqet Ndroqi’ nuk është i shkëputur, funksionon në të gjitha nivelet”, tha z. Dragoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026