Gjermania e izoluar deri më 7 mars, Merkel dhe krerët e landeve vendosin zgjatjen e masave anti-COVID

10 Shkurt 2021 | 20:38

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe krerët e 16 landeve vendosën zgjatjen e izolimit deri më 7 mars, pas shqetësimeve lidhur me variantet e reja të COVID-19.

Sipas marrëveshjes së tyre, shumë aspekte të bllokimit aktual që ishte në fuqi deri më 14 shkurt, do të zgjaten. Përjashtim do të bëjnë vetëm disa biznese, teksa më 1 mars do të lejohet hapja e parukerive, nën kushte të rrepta të ruajtjes së higjienës.

Izolimi i dytë në Gjermani filloi në nëntor dhe u zgjat deri përpara Krishtlindjeve, për shkak të shqetësimit se numri i pacientëve me COVID-19 mund të mbingarkonte spitalet. Me këtë vendim, baret, restorantet dhe shumë dyqane do të vijojnë të mbeten të mbyllura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026