Nis peticioni, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në Netflix
Është hera e dytë që zhvillohet një peticion për njohjen e kufijve të Kosovës, dhe kësaj here i drejtohet Netflix. Kjo nismë është ndërmarrë nga Sovran Hoti, student në Universitetin “Ukshin Hoti“ në Prizren i cili kërkon që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix. Ai në përshkrimin e peticionit ka shkruar se:
“Kur kosovarët hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre duket sikur është në Serbi, edhe pse ata e përdorin Netflix nga Republika e Kosovës. Personalisht, kjo më ka ndodhur shumë herë. Unë madje nuk mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me të dhënat telefonike.”
Ndërkohë në mbyllje ka prekur edhe faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Kosovën, ndaj duke qenë se Netflix është kompani amerikane a do duhet që edhe Netflix ta shtojë Kosovën në shërbimin e tyre të trasmetimit?
Aktualisht ky peticion është firmosur nga më shumë se 15.000 persona dhe numri sa vjen e rritet.
Njëkohësisht në rrjete sociale qarkullon edhe hashtagu #NetflixaddKosovo, Netflix shto Kosovën.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, e cila ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka shkruar:
“I dashur Netflix, njerëzit e Kosovës kënaqen shumë me shërbimet tuaja ‘streaming’ dhe e duan punën tuaj. Ata meritojnë të njihen për këtë. Është koha që ta vendosni Republikën e Kosovës në hartën tuaj.”
Dear @netflix, the people of ?? highly enjoy your streaming services and love your work. They deserve to be recognized for this.
It’s about time you put the Republic of Kosovo on your map. https://t.co/evjGw9BrIu— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 10, 2021
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta