Berisha publikon dokumentarin: SPAK-u i partisë është një seksion i bandës së Bajrit

30 Tetor 2023 | 13:12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të hënë disa pamje filmike, ku sipas tij ndodhen anëtarët e bandës së familjes Bajri, duke intimiduar zgjedhësit në qendrat e votimit, më14 maj në Shkodër.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se banda e Bajrëve, është e lidhur drejtpërdrejtë me Taulant Ballën dhe deputetët e PS. Ai shtoi se ditën e votimit në Shkodër, kjo bandë ushtroi terror në çdo qendër votimi.

Gjithashtu Berisha vijoi akuzat ndaj SPAK-ut duke e cilësuar si seksion të Partisë Socialiste dhe të bandës së Bajrit.

Ai tha se SPAK shpalli moskopetencën për bandën duke e rikthyer dosjen në Shkodër, që çoi më pas në lirimin e anëtarëve të saj.

“Sot ne paraqesim para jush dhe shqiptarëve, terrorin që ushtruan ditën e zgjedhjeve, vrasësit serialë, njëra nga anëtarëve të bandës më të rrezikshme të Ballkanit dhe Europës, banda e Bajrëve në qytetin e Shkodrës.

Se si kjo bandë e Edi Ramës, e lidhur direkt me Taulant Ballën, që merrte pjesë në shtabin elektoral të PS, të kryesuar nga Elisa Spiropali, del në qytet me autokolonën e blinduar dhe ushtron terror të paparë në Shkodër.

Me terrorin e vet, banda e Bajrit me autokolonën e krimit, bëri gjithçka t’i instalojë në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit Bajri.

Sot jam këtu gjithashtu për të denoncuar dhe deklaruar se SKAP-i i partisë është një seksion i bandës së Bajrit, është një organizatë kriminale, e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale.

Një prokuror guximtar dhe një oficer policie, guxoi të zbatonte ligjin dhe prangosi Bajrët për vrasjet e tyre. Natyrisht prangosja e Bajrëve për vrasje, kërkonte një guxim para së gjithash sepse është e njohur fuqia e tyre hakmarrëse.

Por ai nderoi ligjin.

Bajrët në Tiranë, erdhën në strofullën e tyre. SKAP-i i partisë, pas disa muajsh pseudohetime, mbyll dosjen e tyre në Tiranë duke deklaruar më të paimagjinueshmen, se ata nuk përbënin organizatë kriminale. Se ata nuk përbënin grup kriminal dhe si të tillë, nuk mund të ishin objekt hetimi për SKAP-in.

Organizata kriminale SPAK, transferoi dosjen në Shkodër. Dhe në Shkodër gjithçka ishte e rregulluar që të prishen provat dhe Bajri që kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15-vjeçare, të dalë i pafajshëm. Që kishte kryer krime të tjera. Të lirohen me një skemë ku rol kryesor luajti SKAP-i i partisë, prokurorë kryesorë të SKAP-it të parties”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026