Lirohet ushtarja izraelite, familjet e pengjeve vazhdojnë t’i bëjnë presion qeverisë

31 Tetor 2023 | 14:39

Një celebrim i rrallë është mbajtur jashtë shtëpisë së një ushtareje izraelite, e para që u shpëtua gjatë një operacioni në Gaza të trupave izraelite dhe shërbimit sekret hebre.

Ushtarja Ori Megidish është një nga ushtarët e shumtë që u morën peng nga Hamasi më 7 tetor. Detajet e shpëtimit të saj mbeten të panjohura dhe nuk dihet nëse ka pasur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë, Hamas ka publikuar një video të tre grave që mbahen peng, të cilat janë identifikuar por nuk dihet se kur videoja është regjistruar. Kryeministri izraelit e ka cilësuar videon një “propagandë mizore psikologjike”.

Ndërsa e ëma e një vajze gjermano-izraelite të rrëmbyer deklaroi se lajmi se e bija ka vdekur, të paktën i jep fund ankthit mbi fatin e saj.

“Ajo ishte një vajzë e gjallë dhe e pavarur. Ishte një artiste, që donte muzikën dhe vallëzimin dhe që kishte shokë kudo në botë. Ajo ishte shumë e lidhur me Gjermaninë, mësoi gjuhën dhe kishte shumë miq. Por jeta rezultoi e shkurtër për të, shumë e shkurtër”, deklaroi nëna e Shani Louk.

Familjet e pengjeve vazhdojnë t’i bëjnë presion qeverisë izraelite për ta kthyer shpëtimin e tyre në prioritet. Mbi 200 shtretër të boshatisur, që përfaqësonin personat e rrëmbyer nga Hamas, u vendosën përpara bashkisë së Jerusalemit, në kuadër të një gjesti simbolik për të kërkuar kthimin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026