“Paratë do të përdoren për luftën”, Rusia nxjerr në shitje shtëpinë e Zelenskit
Rusia ka nxjerr në ankand apartamentin e presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky. Banesa ndodhet në Krime.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i parlamentit të shtetit të pushtuar, Vladimir Konstantinov. Së bashku me pronën e presidentit gjithashtu janë vendosur për shitje mbi 100 prona të disa oligarkëve ukrainas.
Gjithashtu bëhet me dije se të ardhurat e marra nga shitja e këtyre pronave do të përdoret për të financuar operacionet ushtarake speciale në Ukrainë. Apartamenti prej 100 metër katror i familjes së liderit të Ukrainës ndodhet në Livadia, një qytet bregdetar në zonën e pushtuar të Krimesë dhe është në pronësi të bashkëshortes së presidentit, Olena Zelenska.
“Në të ardhmen e afërt, parashikohet të shiten rreth 100 prona të nacionalizuara. Këto përfshijnë banesa, struktura shëndetësore, resorte, ambiente tregtare dhe dyqane. Nga shitja e tyre, pritet të arrihet një buxhet prej mbi 800 milionë rublash në buxhetin e republikës,” shkruan Konstantinov në kanalin Telegram.
Apartamenti i çiftit Zelensky do të shitet me një vlerë prej 470 mijë dollarë. Më herët, pas fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, Moska zyrtare sugjeroi që “shkatërrimi i bërë në Donbas duhet të kompensohet duke përdorur pasurinë e zyrtarëve ukrainas në Rusi” në mënyrë të veçantë, që apartamenti i çiftit Zelensky në Krimenë e pushtuar të konfiskohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi