Finlanda dhe SHBA arrijnë një marrëveshje për bashkëpunimin në mbrojtje
Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunimin në mbrojtje, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.
“Negociatat përfunduan në një frymë pozitive”, tha kryenegociatori finlandez nga Ministria e Punëve të Jashtme, Mikael Antel.
Marrëveshja duhet të miratohet nga parlamenti finlandez, pas së cilës do të publikohet përmbajtja e saj, raporton shërbimi publik finlandez YLE. Mediat më herët njoftuan se marrëveshja do të mundësojë operacionin e trupave amerikane në Finlandë, si dhe do t’i lejojë ata të përdorin disa baza ushtarake në vend, aeroporte dhe porte.
Bisedimet mes dy palëve zgjatën më shumë se një vit. Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje të tilla me më shumë se 20 vende dhe zyrtarët finlandezë shpresojnë se bashkëpunimi i ngushtë me Uashingtonin do të forcojë sigurinë e Finlandës dhe se marrëveshja do të nënshkruhet para përfundimit të vit. Në prill të këtij viti, Finlanda u bë anëtarja e 31-të e plotë e NATO-s.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar