52,4 për qind e të anketuarve notë negative qeverisë, analistët e shohin si rezultat të pritshëm
Nënkryetar i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku i vlerësoi si rezultat shumë pozitiv, gjetjet e sondazhit të ri të MRB, të prezantuar gjatë Barometrit Politik, sipas të cilit 52, 4 për qind e të anketuarve kanë një vlerësim negativ për performancën e qeverisë.
Sipas tij, shifrat tregojnë vlerësimin real për qeverinë dhe fakti që 47, 2 për qind e të pyeturve kanë një vlerësim pozitiv tregon se ata njerëz që e kanë votuar PS, në shifra shumë të afërta vazhdojnë të mendojnë se qeveria ka bërë një punë të mirë.
“Ky është një rezultat shumë pozitiv për punën e qeverisë. Në të gjitha sondazhet globale menjëherë pas zgjedhjeve, qeveritë kanë pëlqyeshmërinë më të ulët se vota që kanë marrë në agregat, sepse përballet puna e tyre me pëlqyeshmërinë e njerëzve, ndërsa tek opozita përballet pëlqyeshmëria me një vizion që ato kanë.
47,2 për qind e vlerësimit pozitiv që ka marrë PS krahasuar me 48,32 për qind e votave që PS ka marrë në zgjedhjet e 2017, do të thotë se të gjithë ata njerëz që i besuan PS në numra pothuajse të plotë vazhdojnë të mendojnë se PS ka bërë një punë shumë të mirë”, tha z. Mazniku.
Të njëjtin mendim ndau edhe Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës sipas të cilës shifrat janë shumë reale dhe nuk mund të pritej se do kishte më shumë se kaq të kënaqur me qeverinë
Sipas Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, perceptimi nuk është larg realitetit, por pasqyra më reale e sondazhit është fakti që pakënaqësia më e madhe është tek grupmosha 24-35 vjeç.
“Janë ata që realisht e mendojnë emigrimin se janë të pakënaqur me arsimin, shëndetësinë etj”, tha znj. Godole.
Kryeredaktori i GSH.al, Erl Murati i vlerësoi gjithashtu pozitive për qeverinë gjetjet e sondazhit, nisur nga fakti që është viti i tetë i qeverisë.
Sipas z. Murati, ky vlerësim përforcohet edhe më shumë duke marrë parasysh faktin se në dekadat e fundit besueshmëria e njerëzve tek aktorët publikë ka rënë dhe skepticizmi i ndaj tyre ka ardhur duke u rritur.
Lexoni gjithashtu:
Vlerësimi i performancës: Shqiptarët vlerësojnë negativisht punën e qeverisë
Analistët diskutojnë arsyet pse përqindja më e madhe e të rinjve nuk e pëlqejnë qeverinë “Rama”
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë