Emrat| Tragjedia në Gjermani, kush janë 4 shqiptarët që vdiqën nga shembja e skelës

1 Nëntor 2023 | 14:37

Shembja e një skele në një kantier ndërtimi në Gjermani ka qenë fatale për 4 shqiptarë që humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kome.

Albert Zorba nga Elbasani, Rruzhdi Hoxha nga Kukësi dhe Astrit Gjeka nga Dibra janë viktimave që humbën jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës, ndërsa Alfred Visha ndodhet në gjendje kome.

Mbrëmjen e së martës është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup, ndërsa një tjetër ende nuk është nxjerrë pasi ndodhet në fund të boshtit të ashensorit, i mbuluar nga rrënojat.

Shqiptarët të cilët po punonin në kantierin e ndërtimit ishin të pajisur me dokumente pune bullgare false dhe një gjë e tillë e ka bërë më të vështirë identifikimin e tyre nga autoritetet gjermane.

Ata ishin të kontraktuar si punonjës në një kompani në pronësi të një shqiptari nga Kovosa, i cili pas ngjarjes tragjike është zhdukur.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës teksa shqiptarët po punonin në katin e tetë të një pallati në zonën e HafenCity.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026