Lirohet shqiptari i dënuar përjetë për masakrimin e gruas, autori kapet pas 9-vitesh

2 Nëntor 2023 | 10:23

Vrasja e bujshme që tronditi Greqinë në vitin 2014, ajo e 43-vjeçares rumune Aciu Flopjca-Aurica, nënë e tre fëmijëve, ka marrë një rrjedhë krejt tjetër.

Policia greke ka zbuluar se vrasësi i 43-vjeçare nuk është Jani Zoto, shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm, por një emigrant pakistanez.

Zoto dhe 43-vjeçarja rumune bashkëjetonin prej vitesh në ishullin grek të Kos.

Por në datën 4 prill të vitit 2014, 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskën e tualetit, ku ishte masakruar me thikë në bark dhe organet gjenitale.

I dyshuari kryesor asokohe për ngjarjen ishte bashkëjetuesi i saj Zoto, kjo dhe në bazë të dëshmive të fqinjëve të cilët pohuan se rreth orës 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur.

Megjithëse në vaskë u gjet dhe shenjë tjetër gishti e ndryshme nga ajo e 54-vjeçarit, gjykata greke e dënoi me burgim të përjetshëm.

Por arrestimi për vjedhje në Gjermani, në muajin korrik, i një shtetasi pakistanez, i dha një zhvillim krejt tjetër ngjarjes.

Pakistanezi u ndalua për vjedhjen e një dyqani dhe pas një hetimi u identifikua shenja e gishtit, e njejtë me atë që u gjet në vendngjarjen e vrasjes së bujshme.

Teksa po merrej në pyetje ai dyshohet se ka rrëfyer se kishte vrarë nënën fatkeqe.

Pakistanezi me bashkatdhetarët e tij jetonin në një apartament në katin e parë në pallatin ku u krye krimi. Pas ngjarjes ai u largua nga ishulli, duke mos ngjallur dyshime tek autoritetet greke.

Në gjykimin e mëparshëm në Gjykatën e Apelit të Dodekanezit, një punonjës policie kishte dëshmuar se krimi konkret nuk mund të ishte kryer nga i akuzuari brenda 6 minutave, konkretisht nga ora 01:38 kur la punën në furrë buke dhe në orën 01:44 kur ka telefonuar për të informuar autoritetet për krimin.

Gjykata kishte urdhëruar ekzaminimin e pamjeve nga kamerat e pastiçerisë ku i akuzuari punonte në vendin e krimit dhe më tej deklasifikimin e telefonatave të bëra në celular.

Megjithatë në vitin 2015 gjykata e dënoi padrejtësisht shqiptarin me burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026