Policia e Kosovës protestë për pagën, njësia speciale: Të rishikohet rrezikshmëria
Njësia speciale intervenuese, që është edhe njësia më elitare e policisë së Kosovës, ka protestuar të mërkurën para godinës qeveritare.
60 efektivë të kësaj njësie, shprehën pakënaqësinë e tyre për vendimin e qeverisë rreth shtesave të rrezikshmërisë, për të cilën kanë kërkuar rishikimin e kategorizimit.
Problematikat e tyre janë të hershme, për këtë arsye, njësia speciale i ka bërë thirrje drejtpërdrejtë kryeministrit Albin Kurti të marrë parasysh kërkesat e tyre.
Të bindur se kontributi i tyre nuk po vlerësohet si duhet ata kërkojnë nga qeveria e Kosovës të trajtohen me më shumë dinjitet.
Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të ndara në 7 kategori. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet