Bayern fiton Botërorin e Klubeve, Bavarezët mposhtën Tigres në finale me golin e Pavard

12 Shkurt 2021 | 09:58

Bayern-i i Mynihut është shpallur Kampion i Botës për klube. Skuadra gjermane fitoi me rezultatin 1-0 finalen e luajtur në Katar ndaj ekipit meksikan, Tigres.

Bayerni i Mynihut u kurorëzua kampion në Botërorin e Klubeve që u zhvillua në Katar, pasi mposhti kampionin e Amerikës Qendrore, Tigres me rezultatin 1-0.

Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Pavard në minutën e 60-të. Bayern arrin të koleksionojë kështu trofeun e gjashtë brenda një sezoni, duke barazuar Barcelonën e vitit 2009, e cila kishte fituar të njëjtin numër trofesh nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Bayern e filloi fuqishëm këtë ndeshje me Kimmich qe shënoi një gol të bukur nga largësia në minutën e 18.

Megjithatë, goli do të anulohej pasi Lewandowski ishte në pozicion jashtëloje dhe sisitemi VAR vlerësoi se ai kishte marrë pjesë në aksion.

Në minutën e 34-të Bayern përsëri iu afrua golit duke goditur shtyllën me anë të Leroy Sane.

Në minutën e 59-të, Bayern do të shënonte gol. Ishte një krosim në zonë që shkojë të Lewandowski e që në fillim u dukë se ai është në pozitë jashtëloje.

Megjithatë topi shkon të Pavard ku ky i fundit nuk e pati të vështirë që të shënojë golin e parë në këtë takim që doli të jetë edhe goli i fitores.

Edhe pse pësuan gol Tigres nuk arritën që të rrezikojnë pothuajse asnjëherë seriozisht portën e Neuer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026