Superiorja, Dritan Smajli shpreson te suksesi i Vllaznisë, por sheh si pretendentë edhe skuadra të tjera
Trajneri Dritan Smajli komentoi për Euronews Albania ndeshjen e javës së 19-të Tirana-Kukësi si ndeshje domethënëse për luftën për titullin kampion. Ai tha se për organikën që ka, skuadra e Tiranës është ngjashëm sa Kukësi për t’u konsideruar pretendente për titullin.
Për sa i përket Vllaznisë, Smajli, i cili ka qenë ish-futbollist i saj, tha se nuk pritej forma e tyre këtë sezon dhe nuk e fshehu dëshirën që klubi shkodran t’ia dalë deri në fund për t’u shpallur kampion i Shqipërisë pas 10 vitesh, titull që do të ishte i 10-ti në histori për këtë klub.
Smajli u ndal të komentonte edhe situatën e Partizanit. Ai tha se klubi kryeqytetas ka bërë disa ndërhyrje në merkato dhe nga ana tjetër ka një plan për t’u lavdëruar në punën me ekipet e moshave.
“Pas Vllaznisë, Partizani do të jetë kocka më e fortë,” – tha Smajli duke vlerësuar punën e Ilir Dajës.
Të kuqtë kanë angazhuar Albion Avdijajn, Salim Cissen, Elom Nya-Vedji, Milos Kalezic dhe Tim Brdaric duke u bërë një nga skuadrat më aktive në merkaton e dimrit.
Pas 18 javësh Vllaznia kryeson kampionatin me 37 pikë, ndjekur nga Partizani me 31 pikë, Laçi e Teuta me 30 dhe më tej Tirana e Kukësi me nga 26 pikë.
Ndërsa Tirana pret Kukësin këtë javë, Partizani luan ndaj Kastriotit ndërsa Vllaznia me Apoloninë. Shkodranët kanë tre javë pa fitore duke vënë në diskutim pozitat e tyre kryesuese.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera