Angelina Jolie dënon sulmin e Izraelit në kampin më të madh të refugjatëve në Gaza
Angelina Jolie, e cila njihet për punën e saj humanitare në mbarë botën, ka reaguar ndaj konfliktit të vazhdueshëm vdekjeprurës mes Izraelit dhe Hamasit.
Aktorja postoi nw Instagram një foto që tregon shkatërrimin nga sulmi ajror, i fundit i Izraelit, në kampin më të madh të refugjatëve në Gaza, Jabalia. Ajo shkroi njw paragraf tw gjatë ku dwnonte sulmin dhe e quajti atë ‘vrasje’ e fëmijëve dhe familjeve palestineze që nuk kanë ‘ku të ikin’.
“Ky është bombardimi i qëllimshëm i një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të ikë. Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po bëhet me shpejtësi një varr masiv. 40 për qind e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm. Familje të tëra po vriten. Bota po dwshmon qw me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë – fëmijë, gra, familje – po ndëshkohen dhe trajtohen nw mwnyrw ccnjerwzore kolektivisht, duke u privuar nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër të drejtës ndërkombëtare. Duke refuzuar të kërkojnë një armëpushim humanitar dhe duke bllokuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që t’ua imponojë një të tillë të dyja palëve, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime,” – shkruan Jolie.
Në postimin e saj, aktorja hollivudiane ka ndarë edhe detaje nga kampi i refugjatëve Jabalia. Më herët, Angelina kishte thënë se sulmet terroriste të Hamasit në Izrael ‘nuk mund të justifikojnë jetët e pafajshme të humbura’ në Gaza.
Konflikti filloi më 7 tetor 2023 dhe deri më tani ka marrë mijëra jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij