Ten Hag drejt shkarkimit, Zidane pranë Manchester United

4 Nëntor 2023 | 16:10

Nisja e sezonit e bërë nga Manchester United është më negativja në 61 vitet e fundit, ndërsa ka marrë vëmendjen e botës së futbollit.

Ekipi rekordmen në Premier League po dështon në të gjitha kompeticionet, ndërsa ai që ka presionin më të madh mbi shpatulla është trajneri Ten Hag. Ky i fundit është në prag shkarkimi sipas asaj që mediat britanike konfirmojnë, ku situata është përkeqësuar pas eliminimit nga kupa.

Në një pikë të tillë ku nuk ka shpresë, është përpiluar lista me trajnerët e mundshëm që do të zëvendësonin Ten Hag, mes tyre dhe Zidane. Një humbje e radhës për djajtë e kuq do të shkarkonte nga posti holandezin. Simeone, Zidane, De Zerbi, Potter, Carrick, Solskjaer e Nagelsman ishin të preferuarit e drejteusve të klubit, në rast largimi të teknikut aktual. Kujtojmë se Nagelsmann vetëm pak javë më parë mori drejtimin e kombëtares gjermane, ndërsa Simeone vijon të drejtojë Atleticon, ku kontrata i përfundon në fund të sezonit.

De Zerbi aktualisht po zhvillon super paraqitje me Brighton, ndërsa dyshja Carrick-Solskjaer janë njohje e vjetër me klubin. Zinedine Zidane vijon të jetë pa skuadër, ndërsa ofertat ndaj tij kanë qenë të shumta. Pas një experience fantastike me Realin e Madridit, francezi ka vendosur të qëndrojë pushim, por ndoshta oferta e djajve është e duhura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026