Stuhia lë në errësirë dhjetëra fshatra në Juglindje

3 Nëntor 2023 | 19:49

Dhjetëra fshatra në juglindje të vendit janë pa energji elektrike. Shkak është bërë stuhia e orëve të fundit që ka shkaktuar probleme të shumta për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Burime të siguruara pranë zyrave të OSSHE të rajonit të Korçës bëjnë me dije se pa energji elektrike janë fshatra të njësive administrative të Vithkuq, Gorë dhe disa fshatra të njësise administrative Vreshtas e Libonik. Pa energji elektrike janë të gjitha fshatrat e njësisë administrative Leskovik si dhe disa fshatra të njësise administrative Moglicë si dhe fshatra të njësise administrative Dardhas.

Për shkak të stuhisë shoqëruar me erëra të forta grupet e punës të OSSHE, bëjnë me dije burime zyrtare, e kanë të pamundur ndërhyrjen mbrëmjen e sotme për të rikthyer energjinë elektrike në fshatrat e thellë malorë. Për shkak të stuhisë se madhe, stakime të kontrolluara mësohet të ketë pasur në disa zona në juglindje të vendit por pas normalizimit të situatës energjia është rikthyer.

Zyrtarisht nuk raportohen rrugë të bllokuara për shkak të shkarjes së dherave përfshi dhe ato të zonave të thella malore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026