COVID-19/ Mbi 1150 të infektuar, 12 persona humbin jetën në 24 orë
Numri i infektive të reja me COVID-19 mbetet shqetësues ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 1152 të prekur nga kryerja e 3 994 testimeve. Përveç infektimeve mbetet i lartë dhe numri i rasteve fatale, ku ditën e fundit kanë humbur jetën 12 persona të moshës 58-86 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
Komiteti Teknik i Ekspertëve më 11 shkurt vendosi të ashpërsoi masat duke zgjatur orarin e kufizimit të lëvizjes nga ora 20:00-06:00.
Ndërkohë ende zyrtarisht përgjigja nuk ka ardhur nga laboratorët e huaj ku monstrat janë dërguar për verifikim, por ekspertë të ISHP-së dyshojnë se në vendin tonë ka prani të mutacioneve të COVID-19.
Sipas tyre kjo vihet re nga rritja e numrit të të prekurve dhe sipas të dhënave zyrtare vetëm në 13 ditët e para të shkurtit, ka pasur 13 860 raste të reja dhe 163 humbje jete.
Për shkak të kësaj rritjeje, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 i kalon 34 mijë persona, ndërsa vetëm në Tiranë ka mbi 20 mijë.
Krahasuar me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut kemi një numër jashtëzakonisht të lartë pasi të dy vendet kanë më pak se 7 mijë raste aktive në të gjithë territorin e tyre.
Aktualisht, numri i rasteve të reja dhe atyre fatale në vendin tonë është thuajse e ngjashme me Serbinë, një vend me gati 7 milionë banorë, gjë e cila tregon se shkalla e virulencës është shumë e lartë.
Më 13 shkurt, Serbia nga kryerja e mbi 9 mijë testeve ka pasur 1 622 të infektuar ndërsa raste fatale ishin 15 të vdekur në spitale.
Bilanci për shkurtin:
1 shkurt – 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
2 shkurt – 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
3 shkurt – 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete
4 shkurt – 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
5 shkurt – 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete
6 shkurt – 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete
7 shkurt – 1124 raste të reja dhe 14 humbje jete
8 shkurt – 953 raste të reja dhe 12 humbje jete
9 shkurt – 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete
10 shkurt – 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete
11 shkurt – 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete
12 shkurt – 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete
13 shkurt – 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete
COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)
Testime totale 410,393
Raste pozitive 91,987
Raste të shëruara 55,983
Raste Aktive 34,461
Humbje jete 1,543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20265
Fier 2980
Durrës 1770
Elbasan 1488
Shkodër 1497
Vlorë 1687
Lezhë 1122
Korçë 1036
Berat 1001
Gjirokastër 799
Kukës 467
Dibër 349
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)