I arrestuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, pritet masa e sigurisë për Elmir Tufën

5 Nëntor 2023 | 10:19

Në gjykatën e Fierit sapo ka mbërritur Elmir Tufa, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021 në rreth-rrotullimin e Sheqit të Madh ne Fier. Sot pritet verifikimi i masës se sigurisë  ndaj Tufës.

Elmir Tufa u arrestua këtë të enjte. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt 2021.

Për këtë ngjarje është arrestuar Albert Zaja ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa në kërkim janë edhe Elson Xheçuka dhe Silvio alias Roland Cara.

Të katër personat kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover” objektivit, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar.

Dy të tjerë kanë qëndruar në dalje të Fierit me një makinë tjetër në pritje të atyre që kryen atentatin ndaj Kastratit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026