Tërmet shkatërrues në Nepal, të paktën 157 të vdekur dhe 184 të plagosur

5 Nëntor 2023 | 10:55

Mijëra fshatarë në malet e Nepalit veriperëndimor fjetën jashtë në të ftohtin e ashpër gjatë natës pasi një tërmet vrau të paktën 157 njerëz, plagosi 184 dhe dëmtoi ose shkatërroi shumicën e shtëpive.

Shumica e shtëpive në fshatra u shembën ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti i së premtes mbrëma, si dhe u dëmtuan disa shtëpi prej betoni në qytete.

Njerëzit përdorën gjithçka që mund të gjenin për të ngritur strehë për natën, duke përdorur qese plastike, çarçafë dhe rroba të vjetra për t’u ngrohur, raportoi AP, duke shtuar se shumica e njerëzve nuk ishin në gjendje të merrnin gjërat e tyre nga nën rrënoja.

Shumica e të vdekurve mbetën në rrënoja kur shtëpitë e tyre, të bëra me gurë dhe trungje, u shembën nga tërmeti, raportojnë mediat lokale. Operacioni i shpëtimit është i vështirë pasi në shumë fshatra malore mund të arrihet vetëm në këmbë, pasi rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti.

Ushtarët po përpiqen të pastrojnë rrugët e bllokuara. Qeveria ka dërguar ndihmë në zonat e prekura në formën e tendave, ushqimit dhe ilaçeve, tha të shtunën zëvendëskryeministri Narayan Kaji Shrestha.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bëri të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter dhe se epiqendra ka qenë në një thellësi prej 18 kilometrash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026