Me makinën plot me emigrantë nga Nepali, arrestohet 24-vjeçari

20 Shtator 2023 | 15:56

Një 24-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Fierit, pasi u kap në flagrancë teksa transportonte 8 emigrantë nga Nepali.

Mësohet se i riu u kishte marrë shumën prej 500 euro për person në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin, drejt vendeve të BE-së.

I arrestuari, rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer rreth 1 muaj më parë.

Uniformat blu kanë sekuestruar automjetin tip “Benz” me të cilin transportoheshin 8 emigrantët, si dhe 7 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Shtetasi K. P. u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, me të cilin transportonte 8 emigrantë nga Nepali. Nga veprimet hetimore dyshohet se 24-vjeçari po i transportonte këta shtetas, drejt Shkodrës, kundrejt shumës 500 euro/person, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin, drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 24-vjeçari ishte i kërkuar nga Policia e Vlorës, pasi më datë 29.08.2023, në fshatin Vrion, ka braktisur automjetin tip “Range Rover” me të cilin transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026