Reshjet intensive në Gjirokastër mbushin me ujë liqenin e Viroit, rikthehen turistët
Reshjet intensive të ditëve të fundit në Gjirokastër kanë mbushur me ujë basenin e liqenit të Viroit, duke rikthyer një vlerë jo vetëm natyrore dhe ambientale por edhe turistike për jugun e vendit.
Liqeni artificial, pjesë e Parkut Natyror të Viroit, në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, përgjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë i thatë si shkak i motit të nxehtë dhe mungesës së reshjeve.
Shirat e këtyre ditëve kanë rritur ndjeshëm prurjet në burimin e Mëmës së Viroit prej nga furnizohet liqeni, duke rikthyer ujin në basenin e tij dhe duke i falur peizazhit të këtij Parku Natyror një bukuri të veçantë.
Banorët e Gjirokastrës por edhe turistët gjatë ditës së diel kanë shfrytëzuar uljen e intensitetit të reshjeve për të vizituar parkun e Viroit dhe mjediset natyrore të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta