“U diagnostikua me kancer gjiri, bashkëshorti e braktisi”, mjekja tregon rastin

5 Nëntor 2023 | 20:38

Anila Kristo Pema, mjeke onkologe ishte këtë të diel e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur për betejën me kancerin e gjirit.

Ajo tha se në këto raste qëndrimi afër i familjarëve të jep më shumë forcë për të përballuar betejën, megjithatë ka raste ku pacienti e gjen më tepër forcën te vetja, i tillë ishte rasti i një vajzë të re, për të cilën mjekja tha se edhe pse e braktisi bashkëshorti, ajo ia doli ta fitojë “betejën” me kancerin e gjirit dhe gjeti forcën për të jetuar një jetë më të mirë.

“Dua t’iu tregoj rastin e një vajze të re të cilën në momentin e diagnozës e la bashkëshorti. Ajo i vazhdoi mjekimet, madje në një moment i bëri analizat me emër tjetër, pasi kishte frikë se në momentin që bashkëshorti e merrte vesh që ajo ishte me kancer në gji mund t’i kërkonte fëmijën.

Ajo i ka mbaruar mjekimet, po bën 6-7 vjet. Është bërë edhe zysh, por ishte shumë e vështirë”,-tha mjekja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026