Bie prodhimi i opiumit në Afganistan, 95% më pak që nga rikthimi i talebanëve
Prodhimi i opiumit në Afganistan ka rënë ndjeshëm që kur talbeanët ndaluan kultivimin e plantacioneve me lulëkuqe.
Kështu thotë një raport i OKB-së i publikuar ditën e diel.
Pasi morën pushtetin, udhëheqësit talebanë u zotuan se do të asgjësonin industrinë e drogës në vend, duke ndaluar kultivimin në prill të 2022-shit.
Bimët e lulëkuqes janë burimi i opiumit dhe heroinës. Afganistani ishte prodhuesi më i madh i opiumit në botë dhe burimi kryesor i heroinës për Evropën dhe Azinë përpara rikthimit të talebanëve.
Raporti i Zyrës së OKB për Drogën dhe Krimin ka konstatuar se kultivimi ka rënë me 95 për qind përgjatë vitit të kaluar, nga 233 mijë hektarë në fund të 2022-shit në 10 mijë e 800 hektarë në 2023-shin.
Edhe prodhimi i opiumit ra nga 6 mijë e 200 tonë në 333 tonë në 2023-shin.
Sipas raportit, këtë vit korrjet variojnë nga 24 në 38 tonelata heroinë të eksportueshme, shumë më pak se 350 deri në 580 tonelata që vlerësoheshin për vitin paraardhës.
Ndërkohë, të ardhurat e fermerëve afganë kanë rënë me 92 për qind këtë vit, ose nga 1.36 miliard në 110 milionë dollarë.
Në 2022-shin, korrjet e lulëkuqeve përbënin thuajse një të tretën e vlerës së prodhimit agrikulturor në Afganistan.
Zyra e OKB-së për Krimin dhe Drogën paralajmëroi se fermerët e përfshirë dikur në industrinë e opiumit mund të kalojnë drejt aktiviteteve të tjera ilegale si trafikimi i armëve, i njerëzve apo drogave sintetike.
Një tjetër raport i publikuar në shtator nga e njëjta agjenci thoshte se Afganistani po bëhet prodhuesi kryesor në botë i metamfetaminës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje