Seri shpërthimesh në Gaza, ushtria izraelite “ndan në dysh” brezin detar
Gaza u trondit nga një seri shpërthimesh të fuqishme natën e së dielës, në atë që është konsideruar sulmi më intensiv ajror që nga nisja e luftës. Komunikimet, përfshirë internetin, u ndërprenë për herë të tretë.
Ndërsa lufta në terren ashpërsohet në veri të Rripit të Gazës, ushtria izraelite njoftoi se kishte rrethuar Qytetin e Gazës dhe ndarë në dysh brezin detar.
“Rrethimi i sotëm i Qytetit të Gazës është një hap domethënës në krijimin e presionit për të asgjësuar Hamasin. Hamasi e kupton rëndësinë e ndarjes së Gazës mes Rripit Verior dhe atij Jugor. Në jug të Rripit të Gazës, sa i takon ndihmave humanitare, ka një zonë të sigurt ku hyjnë ushqime, ujë dhe medikamente. Vetëm karburantet nuk do të hyjnë”, tha Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Më herët gjatë së dielës, avionët luftarakë izraelitë goditën dy kampe refugjatësh duke vrarë mbi 50 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Ministria e Shëndetësisë e menaxhuar nga Hamasi deklaroi se të paktën 9.700 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit.
Lufta nisi pas një sulmi të luftëtarëve të Hamasit, të cilët vranë mbi 1.400 izraelitë dhe morën peng rreth 240 të tjerë.
Me ushqimin, ujin dhe karburantin që po mbaron, në Egjipt po dërgohen ndihma edhe nga Franca, por ato kapen në kufi për shkak të bllokadës izraelite.
Mbreti Abdullah i Jordanisë njoftoi në rrjetet sociale se vendi i tij kishte hedhur nga ajri ndihma mjekësore dhe farmaceutike për spitalin jordanez në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, për t’u siguruar që pengjet izraelite nuk janë harruar, një ceremoni me qirinj u mbajt në Jerusalem.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë