Fizioterapistja i shpëton jetën futbollistit gjatë ndeshjes Pogradeci-Butrinti
Fizioterapistja e qytetit të Pogradecit, Alma Angjo i ka shpëtuar jetën një futbollisti në fushën e lojës në ndeshjen Pogradeci – Butrinti.
Në një moment të kësaj ndeshje ka pasur një përplasje loje mes dy futbollistëve, përplasje kjo që ka lënë të shtrirë në fushë futbollistin e Butrintit Selidon Zholi.
Drejt tij kanë vrapuar të dy stafet mjekësore dhe fill pas tyre ka vrapuar dhe fizioterapistja Alma Angjo pasi gjendja e futbollistit nuk ishte aspak e mirë.
Për disa sekonda futbollisti ka qene në gjendje të fikëti dhe vetëm ndërhyrja e Angjos (duke i nxjerrë gjuhën lojtarit) ka normalizuar situatën shëndetësore të lojtarit, situatë e cila është pritur me duartrokitje nga tifozeria pogradecare.
Ky është momenti i dytë për Angjon që bën mrekullinë me futbollistët, para dy viteve ishte më portierin Alliu dhe këtë herë me sarandjotin Zholi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta