Në disa qendra votimi në Prishtinë vijon ende procesi i votimit

14 Shkurt 2021 | 18:11

Përfundon orari zyrtar i votimit në Kosovë.

Gazetari Renaldo Salianji raporton se në disa qendra votimi në Prishtinë është duke vijuar procesi i votimit, pasi dhjetëra votues ishin në radhë.

Nga salla “1 tetori” në Prishtinë, gazetari u shpreh se në këtë qendër do të vijojë procesi i votimit edhe për disa minuta, ndërkohë kanë mbërritur edhe numëruesit e votave.

Sakaq, gazetari raportoi se edhe në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konika” janë rreth 50 qytetarë në radhë që po presin për të votuar.

Pas përfundimit të procesit të votimit, nis menjëherë numërimi i votave në qendrat e votimit.

Pas nxjerrjes së rezultateve paraprake, kutitë e votimit grumbullohen në Fushë-Kosovë, ku votat rinumërohen edhe njëherë, për të nxjerrë rezultatin final të zgjedhjeve.

Lexoni gjithashtu:

LIVE BLOG | Përfundon orari zyrtar i votimit në Kosovë

Në Kosovë mund të votojnë edhe qytetarët që u ka skaduar ID, raporton Franko Egro

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026