Rusia thotë se zmbrapsi një sulm ukrainase me dronë në Krime
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë në Gadishullin e uzurpuar nga Moska, Krimea, më 7 nëntor.
“Nëntë dronë u shkatërruan dhe tetë të tjerë u interceptuan pranë bregdetit të Krimesë në Detin e Zi”, tha Ministria ruse në një komunikatë për media.
Mikjail Razvozhayev, guvernatori i emëruar nga Rusia në Sevastopol, tha se pesë dronë u rrëzuan mbi këtë rajon.
Në Sevastopol është vendosur flota detare e Rusisë.
Razvozhayev tha më vonë se një burrë u lëndua rëndë si pasojë e rënies së copëzave të dronëve të rrëzuar në fshatin Orlivka.
Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë në terren raportoi se shpërthimet të ngjashme me to tingujve të shpërthimeve nga raketat e sistemeve të mbrojtjes ajrore mund të dëgjoheshin në mëngjes në qendër të Sevastopolit.
Pretendimet e Rusisë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, ndërsa Ukraina ende nuk ka komentuar rreth këtij sulmi të dyshuar, i cili raportohet të ketë ndodhur vetëm dy ditë pasi Kievi tha se forcat e tij i shkaktuan dëme “të mëdha” bartësit raketor rus në Krimea.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur