Dhuna e 3-vjeçares në kopshtin privat, zbardhet dëshmia e edukatores
Është zbardhur dëshmia e edukatores Majlinda Dehima e cila dyshohet se ka dhunuar një vajzë 3-vjeçare e cila përfundoi në spital me këmbë të thyer.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se para grupit hetimor është shprehur se ka vënë re që vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të jetë dëmtuar tek krevati.
Ajo ka deklaruar se pasi 3-vjeçarja është zgjuar në orën 15:00 të datës 1 Nëntor, ka parë vajzën duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e enjtur.
Dehima pretendon se ka vënë në dijeni menjëherë Drejtoreshën për këtë situatë.
Ishte njëri nga prindërit e të miurës, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.
Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.
Në lidhje me rastin e dhunës ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët” e cila përfundoi në spital me këmbë të thyer, ka reaguar Policia e Shtetit.
Policia njofton se ndaj edukatores Majlinda Dehima është nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa tre punonjës policie janë pezulluar nga puna pasi nuk kanë këqyrur pamjet filmike.
Të pezulluar janë;Komisar Rustem Dervishi, me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë; Nënkomisar Ylli Çako, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1; Nënkomisar Ergys Brahimaj, me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta