”LDK duhet të reformohet, koka e problemit është Mustafa”, analistja komenton rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë
Analistja Donika Emini u shpreh në Euronews Albania se ‘koka’ e problemit të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës është kryetari i saj, Isa Mustafa.
Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve, zonja Emini tha se përqindja e votave për LDK-në nuk ishte parashikuar nga asnjë analist, pasi është shumë e ulët.
“Koka e problemit të LDK-së për momentin është Isa Mustafa, ai i cili ka mbajtur partinë në këtë mënyrë, e ka sjellë në një përqindje as ne, të cilët kemi qëndruar afër procesit nuk kemi menduar që do të ketë një performancë kaq të dobët”, u shpreh zonja Emini.
“LDK-ja vazhdimisht ka shërbyer si një patericë për të formuar koalicione qoftë me PDK-në, me VV-në dhe në të kaluarën me AAK-në, veç për të qëndruar në pushtet”, tha ajo më tej.
Sipas analistes LDK është një parti që meriton që reformohet, sepse në të kundër, në zgjedhjet e ardhshme rrezikon edhe pragun zgjedhor.
Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm zgjedhjet në Kosovë.
92,09% e votave të numëruara nga KQZ në zgjedhjet e Kosovës i japin VV 47,66% të votave, pasuar nga PDK me 17,35% të votave dhe LDK me 13,39%.
Ndërsa AAK-ja mori vetëm 7,54% të votave.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.