Berlin Talks/ Rivitalizimi i politikës së zgjerimit të BE-së: Mundësitë e sfidat

9 Tetor 2023 | 23:25

Në emisionin Berlin Talks, në Euronews Albania, u analizua prespektiva e zgjerimit të BE  Ballkanit Perëndimor, përfshirë mundësitë dhe sfidat.

Forumi i Shoqërisë Civile të Procesit të Berlinit 2023 është duke u përgatitur për një moment të rëndësishëm të politikës së zgjerimit të BE-së. Ky artikull synon të cekë idetë dhe iniciativat e deritanishme për të rincentivuar politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh mënyrat e adresimit e çështjeve kryesore politike që po ndodhin gjatë këtij procesi.

Fondacioni Helenik për Politikën Europiane dhe të Jashtme  (ELIAMEP), një organizatë e njohur për analizën e zhvillimeve politike evropiane dhe ndërkombëtare, pritet të bëjë public një raport të rëndësishëm mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ky raport ofron një analizë të thellë të sfidave dhe shanseve që paraqet ky proces dhe ka rekomandime konkrete për të përmirësuar integrimin e vendeve kandidate në BE.

Një moment i ri për zgjerimin

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022 shërbeu si “një moment zgjimi për Europën, një moment për të rilancuar procesin e zgjerimit për të lidhur për përhera Ballkanin Perëndimor me BE-në”. Realiteti i ri i një lufte në kontinentin europian imponoi një logjikë të re se zgjerimi i BE-së do të shërbente mirë interesave gjeopolitike dhe të sigurisë të BE-së. Situata në Ukrainë dhe ambiciet e shfaqura nga Rusia nxitën rihapjen e çështjeve që kishin penguar procesin e zgjerimit në dekadën e fundit.

Ekspertët pajtohen se zgjerimi ka qenë një nga politikat më të suksesshme të BE-së që nga periudha e krijimit. Megjithatë, lodhja nga zgjerimi dhe politikat kombëtare si nga  vendet anëtare të BE-së dhe nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë sjellë një rreth vicioz me: mungesë reformash, mungesë të progresit në bisedime dhe në kthim, mungesë të stimujve për reforma të mëtejshme. Momentumi i ri i krijuar nga agresioni rus, nëse kuptohet dhe menaxhohet mirë, mund të çojë në riparimin e kësaj lidhjeje për të bërë perspektivën e anëtarësimit të kësaj zone më të prekshme.

Mungesa e progresit për zgjerimin e mëtejshëm, që është nxitur edhe nga situate Brenda BE-së, kryesisht prej mosarritjes së konsensusit mes shteteve anëtare, ka shërbyer si justifikim i përshtatshëm për elitat politike në vendet e Ballkanit Perëndimor për të mos zbatuar agjendën e reformave. Ata janë angazhuar për kryesinë e reformave “fasadë”. Prandaj, sfida kryesore në zhblokimin e politikës së zgjerimit të BE-së konsiston në gjetjen e mënyrave për të incentivuar vendet kandidate, ndërsa në të njëjtën kohë adreson shqetësimet e shteteve anëtare. Gjetja e ekuilibrit të duhur mes proceseve teknike, qasjes strategjike dhe përkushtimit politik, mes atyre që duhet të bëhet në nivelin e BE-së dhe në nivelin e vendeve kandidate mund të çojë në një cikël të favorshëm në politikën e zgjerimit të BE-së, në vend të stanjacionit aktual.

Kushti kyç për avancimin e integrimimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Në këndvështrimin e BE-së, kushti kryesor është përkushtimi politik. Për BE-në, përkushtimi implikon zbatimin e ndryshimeve të brendshme (institucionale, buxhetore, politike dhe vendimmarrëse) për të pranuar anëtarë të rinj dhe për reformimin e politikës së zgjerimit. Nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkushtimi duhet të përkthehet në stimulimin e reformave të brendshme, marrjen e “pronësisë” së procesit të anëtarësimit dhe një qëndrim proaktiv për të përfituar nga momenti aktual. Megjithëse realiteti është sfidues në të dy anët, politika e zgjerimit duhet të përcaktohet në një mënyrë që të mbështesë të anëtarësohen ato vende që vërtet realizojnë detyrimet.

Rregullimet e brendshme të BE-së (institucionale, politike, buxhetore dhe vendimmarrëse), zbatimi i reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve bilaterale janë aspektet kyçe ku nevojitet një vullnet politik i fortë për të përparuar në zgjerim. Për këto procese të gjata dhe komplekse në grupi tematik i punës për Politikën e Zgjerimit, i udhëhequr nga Fondacioni Helenik për Politikën Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP) i bazuar në Greqi, ka përgatitur disa rekomandime. Ky grup është përqendruar në shqyrtimin e dinamikave aktuale dhe faktorëve kyç që ndikojnë në procesin e zgjerimit, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. ELIAMEP do ti prezantojë këto rekomandime për të promovuar dhe lehtësuar këtë proces zgjerimi në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë, Tirana Civil Society and Think Tank Forum.

Rekomandimet

  • Rivitalizim i politikës së zgjerimit: Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme

Rekomandohet që Këshilli Europian të eksplorojë mundësinë për më shumë fleksibilitet në vendimet lidhur me hapat ndërmjetës në procesin e zgjerimit të BE-së. Reforma e brendshme e BE-së synon të sigurojë që BE-ja funksionojë mirë me më shumë anëtarë.

Duke marë parasysh ndarjet aktuale mes shteteve anëtare në politikën e jashtme është e rëndësishme të konsiderohet rritje e fleksibilitetit në vendimmarrjen e në mënyrë të veçantë në politikën e zgjerimit.

Më shumë fleksibilitet në vendimmarrjen në organet e Këshillit do të sigurojë një impuls për vendet kandidate për të zbatuar reforma të nevojshme, do të minimizojë burokracinë, pasi shtetet anëtare nuk do të duhet të aprovojnë çdo hap teknik (hapjen/mbylljen e kapitujve dhe grupet, verifikimin e kritereve etj), dhe eliminon mundësinë e vetos në çdo hap nga secili vend anëtar. Megjithatë, shtetet anëtare do të mbajnë prerogativën e tyre për ta pezulluar procesin në kushte të arsyeshme (për shembull, dështim në progres ose hapa pas reforma). Gjithashtu vendet anëtare do të kenë fjalën e fundit përmes aprovimit dhe ratifikimit final të marrëveshjes së anëtarësimit.

Këshilli duhet të njoftojë fillimin e një procesi të shpejtuar të anëtarësimit për të gjitha vendet (potenciale) kandidate. Procesi i përshpejtuar do të garantonte vetëm anëtarësimin e vendeve të cilët plotësojnë kriteret e nevojshme dhe nuk do të ishte një derë anësore për ato vende që nuk janë ende gati. Kjo ai do të përbënte një shtytje konkrete për vendet që janë të përkushtuara për të zbatuar reforma dhe meritojnë të bashkohen në të ardhmen më të afërt të mundshme. Kjo do të stimulojë agjendën e reformave në të gjitha grupeve, nën udhëzimin dhe monitorimin e ngushtë të shërbimeve të Komisionit Evropian. Një proces i shpejtuar i anëtarësimit, pas viteve të qëndrimit në sfond ose të bllokuar nga shtetet anëtare të caktuara, do të rikthejë besimin e vendev të Ballkanit Perëndimor te Bashkimi Europian.

Vendosja e  një date objektive për vendet kandidate për të përfunduar reforma e tyre të brendshme.

Nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe nga Parlamenti Evropian viti 2030 është përmendur si një datë e mundshme kur mund të jenë gati për të pranuar anëtarë të rinj. Kjo datë ka potencialin për të inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor për tu angazhuar në plotësimin e kritereve të anëtarësimit. Agjenda e vitit 2030 duhet të kuptohet si “skenari më i mirë” kur vendet më të përparuara që kanë zbatuar reformat mund të përfundojnë procesin e anëtarësimit.

Por Komisioni Evropian duhet të përgatisë plane individuale të veprimit për anëtarësimin në koordinim me vendet kandidate. Ky praktikë tashmë është provuar në procesin e anëtarësimit të Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitin ‘2000 në formën e Partneritetve të Anëtarësimit të miratuara nga Këshilli. Plani duhet të përfshijë prioritetet individuale të një vendi në një kohë të caktuar (për shembull, 3-5 vjet). Në fushat më të ndjeshme, si sundimi i ligjit, mund të mendohet dhe një periudhë shtesë verifikimi për të siguruar se zbatimi është në nivelin e duhur. Procesi dhe mekanizmat e raportimit duhet të përshtaten përkatësisht, për të lejuar monitorimin më fleksibël dhe në kohë të caktuar të fushave të caktuara të politikës. Kështu avancimet (ose jo) do të vërehen në një mënyrë më të shpejtë, me qëllim që procesi të kalojë në fazën tjetër ose vendi përkatës që nuk është gati  për përparim të marë masa për t’u vetëkorigjuar.

Incentivim i realizimit të aspekteve kyçe në procesin e anëtarësimit

Vendet (potenciale) kandidate duhet të rivitalizojnë qëndrimin e tyre në lidhje me reforma të brendshme dhe ndryshimet në politikën e zgjerimit. Ata duhet të demonstrojnë përkushtimin politik dhe qëndrimin proaktiv, të ndërtojnë konsensus brenda vendit dhe rezistencë kundër ndikimeve të brendshme dhe të huaja që mund të minojnë procesin e tyre të integrimi në BE.

Përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duhet të zhvillohen paralelisht me zbatimin e detyrimeve. Përdorimi i vetos për çështje të pa lidhura me kriteret e anëtarësimit (si në rastin e Maqedonisë së Veriut) ka shkaktuar dëme serioze për perspektivën e BE-së. Këto raste kanë krijuar frustrim në vendet e Ballkanit Perëndimor në nivelet qeveritare dhe të bazë dhe ka hapur rrugën për rritjen e ndikimit të konkurrentëve të BE-së si janë Rusia dhe Kina (por jo vetëm).

Pozicioni i BE-së deri tani ka qenë që mosmarrëveshjet bilaterale duhet të zgjidhen para anëtarësimit. Kjo qasje nuk mer parasysh pozitën asimetrike të vendeve në procesin e negociatave në mosmarrëveshjet mes kandidateve dhe shteteve anëtare.

Përveç mosmarrëveshjeve të kufirit, BE-së mungon një strategji ose mekanizëm institucional për të adresuar çështjet bilaterale. Ajo duhet ta rishikojë rolin e saj në këto procese bazuar në mësimet e nxjerra në mosmarrëveshjet e zgjidhura e të pazgjidhura (mosmarrëveshjet e Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe çështja Serbia-Kosovë). Shtetet anëtare duhet të largohen nga përdorimi i vetos në politikën e zgjerimit për shkak të çështjeve bilaterale dhe duhet të kërkojnë për rrugë të tjera për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre me vendet kandidate, jashtë procesit të zgjerimit. Duhet të zhvillohet një plan i veçantë për çdo vend kandidat, kur është e nevojshme, i cili do të përfshijë përfshirjen e organizatave ndërkombëtare të kompetentëve sipas nevojës.

Çështjet kyçe: Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë dy sfidat më të mëdha që duhet të adresohen për të përparuar me anëtarësimin e BE-së. Në të dyja fushat, një qasje e qartë, konkrete dhe të përpiktë është e domosdoshme për të siguruar reformën dhe përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sundimi i Ligjit:

– Vendet kandidate duhet të jenë të përqendruara në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale për ta bërë sundimin e ligjit të pavarur dhe të besueshëm.

– Duhen ndërmarrë masa konkrete për të luftuar korrupsionin në nivelin më të lartë të administratës publike dhe politikës, duke zbatuar legjislacionin dhe ndërtuar organe të specializuara të pavarura për këtë qëllim.

– Ndërtimi i një sistemi të pavarur të gjyqësorit, që të jetë i paanshëm dhe të jetë i aftë për të siguruar të drejtat e individëve dhe për ndëshkuar ata që shkelin ligjin.

– Përforcimi i kapaciteteve të policisë dhe prokurorisë, përfshirë çështjet e kibernetikës dhe krimit të organizuar, do të ndihmojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.

Lufta kundër korrupsionit

– Veprimet duhet të përqendrohen në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen e vendit, duke përfshirë publikimin e të dhënave të kontratave publike dhe të pasurisë së zyrtarëve.

– Qeverisja e hapur dhe konsultimi i shoqërisë civile duhet të përkushtohen në përmirësimin e kushteve për zbulimin dhe ndjekjen e rasteve të korrupsionit.

– Duhen ndërmarrë hapa për të rritur vetëdijen ndër qytetarë mbi pasojat e korrupsionit dhe për të inkurajuar raportimet.

Konkluzione:

Rivitalizimi i politikës së zgjerimit të BE-së është i domosdoshëm për të siguruar integrimin e suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për të rikthyer besimin në procesin e anëtarësimit. Ky artikull ka paraqitur një gamë rekomandimesh të përqendruara që shërbejnë për të krijuar një perspektivë të qartë dhe të drejtë për vendet kandidate dhe për të inkurajuar progresin e tyre në reformat e nevojshme. Për të arritur këtë qëllim, është e rëndësishme që të gjithë aktorët, përfshirë BE-në, vendet kandidate, dhe shtetet anëtare të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive dhe të përkushtohen ndaj një procesi të zgjerimit të reformuar dhe të përmirësuar. Ky është momenti për të krijuar një perspektivë të të ardhmes për Ballkanin Perëndimor dhe për të konsoliduar stabilitetin dhe progresin e BE-së në rajon. Kjo do të jetë një nga temat që do të diskutohet në Civil Society & Think Tank Forum 2023. Kjo është një iniciativë e rëndësishme që synon të krijojë një platformë për dialog mes përfaqësuesve të shoqërisë civile, autoriteteve publike, përfaqësuesve të BE-së, donatorëve dhe të tjera të interesuara nga Ballkani Perëndimor dhe shtetet anëtare të BE-së.

Forumi do të adresojë shtatë tema kyçe, përfshirë energjinë, aksesin në tregun e vetëm europian, digjitalizimin dhe konektivitetin, klimën dhe agjendën e gjelbër, mobilizimin dhe migracionin, sigurinë dhe geopolitikën, dhe politikën e zgjerimit. Ky përqendrim tematik do të ndihmojë në analizën e thellë dhe zhvillimin e rekomandimeve specifike për secilën prej tyre.

Donatorët dhe organizatat ndërkombëtare që janë të angazhuar në Procesin e Berlin-it janë gjithashtu pjesë e këtij forumi. Ata pritet të sigurojnë një kontribut të rëndësishëm në debatet dhe rekomandimet për zhvillimin e rajonit. Konkluzionet dhe rekomandimet e Civil Society & Think Tank Forum 2023 do të shfaqen në datat 14-15 tetor 2023 në Tiranë, Shqipëri.  Rezultatet dhe rekomandimet e Forumit do të ndikojnë në zhvillimet e ardhshme dhe politikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe procesit të anëtarësimit në BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026