Foreign Affairs: Rusia kërkon luftë në Ballkan, qëllimi i Putin
Incidentet e fundit “alarmante” në Ballkan janë dëshmi e kërcënimeve në rritje të rusëve në rajon – dhe aftësisë së Vladimir Putinit për të provokuar potencialisht një tjetër front në Evropë, thonë ekspertët.
Duke shkruar në revistën “Foreign Affairs”, oficeri i inteligjencës amerikane, David Shedd dhe Ivana Stradner, thonë se Perëndimi duhet të parandalojë presidentin rus që të ndezë konfliktin e gjatë midis Kosovës dhe Serbisë.
Në muajin shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dëshmitar të grumbullimit “të paprecedentë” të trupave serbe në kufirin e Kosovës mes tensioneve në rritje në rajon – një lëvizje që Shedd dhe Stradner e cilësojnë një “zhvillim alarmues”.
Kjo pasoi një përleshje midis 30 serbëve etnikë të armatosur rëndë dhe një patrulle policie në Kosovë, e cila la të vdekur katër persona.
Ka “shumë indikacione se këto incidente shkojnë përtej tensioneve të njohura që vazhduan në vitet e kaluara. Këto incidente tregojnë gjithashtu kërcënimin në rritje që Rusia, partneri i Serbisë, po paraqet për rajonin”, thuhet në artikull.
Sipas tyre Një luftë tjetër në Evropë do të thotë se Perëndimi do të ketë më pak fuqi për ta ndihmuar Ukrainën.
Putin dëshiron “ta kthejë Moskën në negociatorin e vetëm të besueshëm të konfliktit të Ballkanit – duke i dhënë Kremlinit levë mbi fuqitë perëndimore”;
Në shkrim thuhet se Presidenti serb, Aleksander Vuçiç – i cili ka thelluar lidhjet me Rusinë që nga fillimi i luftës – gjithashtu “përfiton politikisht nga kaosi në Ballkan, i cili e ndihmon atë të justifikojë rëndësinë e tij politike dhe të ketë gjithçka nën kontroll”;
Sipas artikullit Rusia ka nxitur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës duke vendosur billborde me deklarata solidariteti me Serbinë dhe duke shpërndarë propagandën serbe në mediat e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet