Mercenarët serbë në Ukrainë, ekspertët: Do kemi probleme kur të kthehen
Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në luftën në Ukrainë si vullnetarë në njësitë ruse është politikisht e dëmshme, por edhe një rrezik për vetë sigurinë e Serbisë. Sipas mediave perëndimore, serbët në radhët e trupave ruse janë konstatuar në një prej divizioneve elitë të njësive të Kremlinit.
“Në përgjithësi është e vështirë të gjesh prova. Opsionet janë që të shkosh vetë ta verifikosh, por disa prej tyre janë shumë të kujdesshëm kur japin deklarata. Ata flasin me maska dhe me emra në kod. Më pas, kur ai person kthehet në Serbi, autoritetet mund ta thërrasin dhe ai do të thotë se ka punuar në ndërtim, sikurse thuhet rëndom pasi shumica e qytetarëve tanë në ndërtim punojnë,” – tha Vlade Radulovic nga Qendra për Kërkimet Gjeostrategjike dhe Terrorizmin.
Ligji në Serbi e dënon penalisht, me ndëshkime të rënda pjesëmarrjen e qytetarëve në luftën e një vendi tjetër.
Neni 386 i Kodit Penal të Republikës së Serbisë parashikon dënime nga 6 muaj në 5 vjet burg për qytetarët serbë që marrin pjesë në luftën e një vendi tjetër, ndërsa për organizatat që nxisin serbët të marrin pjesë në këto luftëra dënimi arrin deri në 10 vjet burg.
Nisur nga luftërat e viteve ’90, ish-ushtaraku Petar Boskovic sugjeron se kthimi i qytetarëve nga betejat është një sfidë për Serbinë.
“Në vitet ’90 njerëzit vriteshin në rrugë si kafshë nga ata persona që kishin marrë pjesë në luftë. Jo më kot mercenarët quhen ‘qentë e luftës’,” – u shpreh analisti ushtarak Petar Boskovic.
Serbia është kandidate për anëtarësimin në BE dhe po lufton për të ruajtur balancën mes lidhjeve historike me Rusinë dhe integrimit evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë