Makina përplaset me trafikndarësen, një i plagosur nga aksidenti Kardhiq – Delvinë
8 Nëntor 2023 |
21:42
Aksident në aksin Kardhiq – Delvinë, në afërsi te tunelit. Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga E.P, duke qenë rruga e lagur nga shiu ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafikndarëset.
Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili ështe plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Nga ekzaminimet në spital për 57-vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të C6, pra frakturë të vertebrës së qafës. Për rrjedhojë është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta