“Emigrantët afrikanë do dalin nga kampi”, gazetari: Nuk janë të burgosur
Gazetari Albi Xhunga, ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Edi Ramës dhe kryeministres italiae Giorgia Meloni për menaxhimin e emigrantëve.
Ai tha se emigrantët nuk kanë për të qëndruar brenda kampeve, pasi ata do të jenë një popullsi e shtuar e Shqipërisë, e jo të burgosur. Xhunga tha gjithashtu se ka ende shumë gjëra të paqarta sa i takon kësaj marrëveshje.
“Po manipulohet me shifrat, po thuhet se gjithmonë në Shqipëri do jenë 3000 në kamp, 3000 do flasim për ata që janë në kamp, se ikën një pjesë e tyre dhe tentojnë të arrijnë vendet e Bashkimit Europian, do na thuhet se do sillen disa të tjerë se nuk janë më 3000 në kamp? Siguria kombëtare vihet në lojë, pasi flitet edhe për terrorizëm.
Ka pasur raste që ndër emigrantët e paligjshëm të ketë terroristë. pjesa tjetër është legjislacioni. Thuhet se do aplikohet legjislacioni italian mbi ta, por kjo është e pamundur. Imagjinoni të bëjnë krime në Shqipëri? Nuk rriten kostot për shtetin Shqiptar? Do qëndrojnë brenda kampit apo jo, mos e diskutoni fare, ata nuk janë të burgosur. Janë një popullsi që po i shtohet Shqipërisë, nuk ka asgjë që t’i detyrojë të qëndrojnë brenda kampit”,-tha Igli Xhunga.
LEXONI GJITHASHTU:
- “SPAK po thërret figura të larta”- Bejko: Drejtësia nuk është e kapur nga politika
- Makina përplaset me trafikndarësen, një i plagosur nga aksidenti Kardhiq – Delvinë
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë