“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që përdoret nga njerëz të ndryshëm për të rënë nga pesha, dhe sqaroi për mënyrën se si duhet të përdoret dhe efektet anësore që jep ky suplement.
Sipas saj, çdo medikament, jo vetëm Ozempic, duhet të jepet me këshillën e mjekut, pasi sipas saj mjeku është ai që i di më mirë pasojat apo efektet anësore.
Sakaq, mjekja theksoi se ky ilaç që përdoret për rënien e peshës, duhet të shoqërohen me aktivitet fizik dhe me dietë ushqimore, pasi efektet anësore janë akoma më të larta.
“Si çdo medikament tjetër, këto kanë efektet e veta anësore, kështu që mjeku, kur jep këto medikamente, vendos në peshore efektet anësore dhe efektet që kanë këto medikamente në shëndet, dhe bëbë një monitorim strikt për të minimizuar sa më shumë efektet anësore.
Ozempiku dhe Mozhare etj, përdoren këto tre-katër vitet e fundit për menaxhimin e mbipeshës dhe të obezitetit. Përdoren nga mjekët pas një kontrolli të detajuar të personit që do ta përdorë, sepse efektet anësore janë që ndikojnë, dhe nuk jepen në persona që kanë një anamnezë familjare apo personale për probleme kancerogjene të tiroides. Nuk jepen te persona që kanë problematika të theksuara të pankreasit, siç është pankreatiti. Ndaj them që dhënia është në mënyrë strikte nga mjeku, e dozës që do të marrë, por nuk duhet të lejohet që marrja e këtij medikamenti të bëhet pa u ndjekur me një regjim ushqimor të shëndetshëm. Shoqërohet pa dyshim me aktivitete fizike.
Një nga efektet anësore është jo vetëm rënia e masës së dhjamit, por edhe që ky medikament mund të japë një farë uljeje të masës muskulare, të cilën duhet ta mbajmë duke rritur proteinat në regjimin ushqimor dhe aktivitetin fizik, duke u shoqëruar kjo lloj terapie edhe me mbështetje psikologjike.
Kur organizmit tonë ia kemi hequr totalisht masën dhjamore, atëherë fillojnë problematikat. Nga ana tjetër, duhet të merren parasysh të dyja anët e medaljes, dhe ky pakënaqësim i marrjes së këtyre medikamenteve patjetër që do japë efekte anësore dhe problematika nëse nuk ndiqet nga mjeku”, u shpreh mjekja.
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
Kush duhet ta rivlerësojë pronën? Eksperti: Investim në vlerën reale të pronës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve