Droni zbulues amerikan me vlerë 30 milionë dollarë rrëzohet në brigjet e Jemenit

9 Nëntor 2023 | 07:15

Një dron amerikan MQ-9 Reaper u rrëzua mbrëmjen e djeshme në brigjet e Jemenit, konfirmoi një zyrtar amerikan i mbrojtjes për CBS News. Ai tha se droni po operonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Komanda Qendrore e SHBA-së aktualisht po vlerëson incidentin, tha zyrtari.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Houthis në Jemen ka konfirmuar në rrjetin social X se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dronin në fjalë. Dronët MQ-9 përdoren kryesisht për mbledhjen e inteligjencës, por gjithashtu mund të kryejnë sulme në objektiva.

Ky është incidenti i fundit që rrit rrezikun që konflikti midis Izraelit dhe Hamasit të përhapet në rajon.

Javën e kaluar, Houthi-t e mbështetur nga Irani njoftuan se kishin nisur sulme me raketa ndaj Izraelit. Sulmet pasuan një incident muajin e kaluar, në të cilin një shkatërrues i marinës amerikane në Detin e Kuq rrëzoi raketa nga Jemeni që synonin potencialisht Izraelin.

Pentagoni pranoi javën e kaluar se MQ-9 kishte fluturuar mbi Gaza për të mbledhur informacione mbi pengjet e mbajtura nga Hamasi që nga 7 tetori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026