Kërcënon me arrestimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë ministri i Dodik
Ata që janë duke zhvilluar procedura gjyqësore kundër Dodikut duhet të arrestohen. Ka qenë kjo deklarata e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës Serbe të Bosnjës, duke iu referuar kështu perfaqësuesve ndërkombetarë.
“Nuk ka arrestim të Dodikut, por ata që prishin rendin kushtetues do të arrestohen. Nëse do të ishte një vend normal, tani do të arrestoheshin Gjykata dhe Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës, pra ata që udhëheqin procedurën kundër Dodikut”, tha ministri i Republikës Serpska.
Ai shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme do ta mbrojë Presidentin e RS-së, sepse sipas tij është sulmuar rendi kushtetues.
“Ne do të mbrojmë dhe Presidentin e Republikës dhe institucionet që janë sulmuar nga veprimet antikushtetuese të Gjykatës dhe Prokurorisë së BeH dhe Përfaqësuesit të Lartë Kristian Schmitt”, theksoi ministri i RS.
Ditët e fundit në publik spekulohet se Dodik nuk do të paraqitet në fillim të gjykimit për shkak të mosekzekutimit të vendimeve të Përfaqësueses së Lartë, e cila është caktuar para Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për më 22 nëntor, pas së cilës Gjykata mund të lëshojë urdhër për ndalimin e tij.
Ministri i Punëve të Brendshme tha gjithashtu se, me kalimin e kohës, Republika Serpska ka gjithnjë e më shumë prova të ndryshme se “Schmitt është askush dhe asgjë”.
Akuza të tilla nga zyrtarë nga RS u mohuan nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili deklaroi se emërimi i një përfaqësuesi të lartë është në kompetencën e Këshillit për Zbatimin e Paqes në BeH, i cili zgjodhi Schmitt në atë post më 21 maj të vitit 2021.
Zyrtarët nga RS nuk e njohin Schmitt si përfaqësues të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse emërimi i tij nuk u konfirmua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe disa, si ministri i Sigurisë së BeH-së Nenad Neshiç, e quajnë Schmittin një migrant që banon ilegalisht në Bosnje dhe Hercegovinë.
Dodik është i sanksionuar edhe nga SHBA bashkë me dy fëmijët e tij për shkak të rolit të tij në minimin e funksionimit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta