I riu shqiptar josh 13-vjeçaren në Greqi dhe abuzon seksualisht me të

9 Nëntor 2023 | 13:31

Një 30-vjeçar shqiptar në Greqi ka joshur përmes mesazheve në rrjetet sociale një 13-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me të.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ka qenë nëna e të miturës e cila ka denoncuar në polici ngjarjen.

Sipas informacioneve, gruaja në Evias iu drejtua oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Kalkidë të shtunën (11/4) dhe u shpreh se vajza e saj është takuar me 30-vjeçarin përmes rrjeteve sociale majin e kaluar dhe se kur kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe.

Po ashtu ajo thotë se 30-vjeçari me këmbëngulje i ka kërkuar asaj që të takoheshin.

Më në fund arriti ta bindte që ta takonte në një vend të izoluar në Nea Styra, ku siç tha ajo, teksa ndodheshin në makinën e tij, ai fillimisht i përkëdheli pjesët intime dhe më pas abuzoi seksualisht me të.

Historia u zbulua kur vëllai i 13-vjeçares gjeti mesazhet e dërguara nga 30-vjeçari dhe njoftoi nënën e saj, e cila kontaktoi autoritetet.

Po ashtu bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Rasti është ende duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026