Dhunimi i të miturës në kopsht, Balla: Heshtja e policëve i bën bashkëfajtor
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish për rastin e keqtrajtimit të të miturës në një kopësht privat në kryeqytet. Kjo pas procedimit të dy oficerëve të policisë, të dyshuar për shpërdorim detyre.
“Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e vajzës tre vjeçare në një kopësht privat në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre”, shkruan Ministri në rrjetet sociale, pas njoftimit të AMP.
Më tej, Balla vlerëson qytetarët si partnerët kryesorë të Policisë, në luftën kundër paligjshmërisë.
“Qytetarët janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, nga çdo lloj forme dhune, abuzimi dhe krimi”, nënvizoi ministri Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta