Spanjë/ Marrëveshje me separatistët, Sanchez firmos paktin për amnistinë penale

9 Nëntor 2023 | 18:20

Kryeministri spanjoll ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e lëvizjes që kërkojnë pavarësinë e Katalonjës. Sipas kësaj marrëveshje, drejtuesit e lëvizjes për pavarësi nuk do të ndiqen penalisht nga drejtësia spanjolle, ndërsa kryeministri aktual garanton votat për qeverisjen.

Pas negociatave intensive, Partia Socialiste Spanjolle e Pedro Sánchez arriti një marrëveshje të enjten me partinë e udhëhequr nga lideri pro-pavarësisë katalanase Carles Puigdemont.

Në këmbim të mbështetjes së tyre, lëvizja pro-pavarësisë katalanase ka marrë premtimin nga socialistët që Parlamenti do të miratojë një ligj amnistie për liderët dhe aktivistët e tyre që përballen me ndjekje penale. Aministi fitojnë kryesisht aktivistët e përfshirë në tentavitën për shkëputjen e Katalonjës në 2017.

Burimi pranë negociatave nuk dha detaje të përmbajtjes së marrëveshjes. Lideri i separatistëve ndodhet në Bruksel që pas largimit nga Spanja në 2017 për t’i shpëtuar ndjekjes penale nga gjykatat spanjolle.

Projektligji për amnisti pro-pavarësisë katalanase ka nxitur zemërim tek e djathta spanjolle dhe e djathta ekstreme, të cilët akuzojnë Pedro Sanchezin se është i përgatitur të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet.

Kjo marrëveshje i garanton kryeministrit aktual qëndrimin në pushtet dhe shmangien e krizave qeverisës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026