Korçë, fasulja ‘luks’ për pensionistët, fermerët rrisin çmimin me 20%

9 Nëntor 2023 | 17:57

Periudha e vjeshtës përkon edhe me mbledhjen e fasules në juglindje të vendit. Sezoni i thatë i vjeshtës ka ndikuar negativisht në sasinë e prodhuar duke e ulur rendimentin e prodhimit. Kjo ka bërë që fermerët e qarkut të Korcës të rrisin cmimin e fasules.

“Këtë vit ka një çmim më të lartë se vitin e kaluar për shkak se prodhimi është më i ulët. Kërkesat janë por prodhimi është më i ulët. Pse-ja është tek kushtet klimaterike në mbirja e fasules dhe bishtajës.”

“Prodhimi nuk ka ngelur pa shitur, ka kërkesa, më së shumti janë tregtarët kosovare por në bazë të çmimit që është tregtarët shqiptare nuk e përballojnë dot”-tha Fatmir Ferhatllari, fermer.

“Çmimi i fasules pllaqi sot është 6 mijë lek te vjetra ndërsa krenarja 4500 lek te vjetra.”

“Si prodhim qe i dobët por ato pak kanë çmim dhe u rregulluam. Pllaqia kushton 6 mije lek te vjetra ndërsa fasulja kokërr vogël shkon. Nga prodhimi i pakët që ka pasur, ka qenë dobët koha. Vetëm kosovarët vijnë e marrin”-shtoi fermeri.

Drejtori i drejtorisë së bujqësisë në bashkinë e Maliqit Arben Dulellari shprehet se prodhimi i fasules është tepër cilësor, por në treg gjendet fasule nga vende të tjera, përfshi dhe ato të rajonit ndërkohë që tregtarët kosovarë tërheqin prodhimin e fermerëve të juglindjes për t’a treguar më pas në Gjermani.

“kjo ka një shpjegim për vet faktin se prodhimi vendas, duke qenë cilësor importohet nga tregtarët kosovare qe me pas e çojnë në Gjermani. E marrin në Korçë e çojnë në Kosovë dhe e eksportojnë në Gjermani. Në tregun vendas kanë hyrë prodhim nga importi që vjen me çmim më të ulët “-tha Arben Dulellari, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë.

Por sa i përballueshëm është ky çmim për pensionistët?

“Nuk përballohet hiç, 120 mijë lekë marr pension, nuk përballohet. ”

“Nuk kemi blerë fare, asnjë kokërr. Me 3 i morëm vjet, sivjet ka shkuar deri në 7 mijë. Unë 160 marr, në doktori isha, ilaçe të marrim, e sheh vet si janë çmimet. Fasulen këtë dimër nuk do e hamë fare”

“Është e papërballueshme, se shtrenjtimi i zarzavateve dhe paketës është shumë i lartë, kështu që mezi përballohet jeta”- shtoi ai.

Në qoftë se një vit më parë çmimi i fasules pllaqi ka qenë 500 lek për kilogram, këtë vit ka shkuar 600 lek, ndërkohë që çmimi i fasules kokërr vogël ka qenë 400 lek ndërsa këtë vit ka shkuar deri në 450 lekë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfiton nga amnistia penale, lirohet Erisa Fero nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026